E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zv.ministrja e Mbrojtjes jep alarmin: Ushtarakët rus janë veshur me uniformat e ukrainasve dhe i drejtohen Kievit!
Bota

Zv.ministrja e Mbrojtjes jep alarmin: Ushtarakët rus janë veshur me uniformat e ukrainasve dhe i drejtohen Kievit!

Forcat Ushtarake ruse po avancojnë drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. Zv.ministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar ka bërë të ditur se forcat ruse kanë sekuestruar mjetet ushtarake të ushtrisë ukrainase dhe po i drejtohej Kievit.

Ajo ka theksuar se ushtarakët rus janë veshur me uniformat e ukrainasve dhe I janë drejtuar qendrës së Kievit.

“Forcat ushtarake ruse kanë sekuestruar dy automjete të Forcave të Armatosura Ukrainase,  po ashtu kanë veshur uniformat ushtarake ukrainase dhe kanë lëvizur me shpejtësi të lartë drejt qendrës së Kievit”, ka thënë Hanna Malyar. E cila shtoi se këto këta ushtarak rus të veshur si ukrainas po shoqërohen nga një “autokolonë mjetesh dhe kamionësh të ushtrisë ruse”.

SULMET NDAJ SHKOLLAVE

Mediat e huaja raportojnë se dy mësues janë vrarë gjatë sulmit nga ajri i ushtrisë ruse në Donetsk.

Kryebashkiaku i Donetsk, Ivan Prikhodko ka bërë të ditur se “Dy mësues janë vrarë nga sulmi në shkollën numër 50”. Ka dhe një person tjetër të plagosur ka bërë të ditur ai në rrjetet sociale.

HAPJA E KUFIJVE

Presidenti i Organizatës Europiane Itali-Ukrainë, Fabio Prevedello ka bërë të ditur se refugjatët ukrainas që po kalohen pas sulmet po lejohen të kalojnë kufirin e Rumanisë dhe Polonisë.

Sipas tij, të dy shtetet kanë lejuar strehimin dhe ardhjen në ndihmë të grave, fëmijëve dhe të moshuarve. “Në mbrëmje, Rumania dhe Polonia kanë hapur kufijtë për shtetasit ukrainas. Po lejojnë që të kalojnë kufirin gratë dhe fëmijët, po ashtu dhe të moshuarit. Po ndihmohen refugjatët ukrainas sapo ata kalojnë kufirin. Ka rrodhe të gjata në kufij, por ata po lejohen të kalojnë. Është I lejuar kalimi i kufirit me kartë identiteti apo çdo mjet tjetër identifikimi”- , ka bëtë të ditur, Fabio Prevedello.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.