E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zvicër, treni godet për vdekje 15-vjeçarin nga Kosova
Publik News

Zvicër, treni godet për vdekje 15-vjeçarin nga Kosova

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin zvicerian të Fribourgut, ku një 15-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi është përplasur nga treni.

Bëhet fjalë për të riun, Ardian Ramadani.

Sipas asaj që deklaroi policia ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm.

15-vjeçari nga fshati Panorc i Malishevës ishte duke pritur trenin për t’u kthyer në Neuchâtel bashkë me disa të rinj të tjerë, por një moment ai është larguar nga grupi dhe ka shkuar drejt shinave.

Duket se ai nuk e kishte vënë re trenin dhe u godit nga pjesa e përparme e tij.

Si pasojë e plagëve të marra ai nuk ka mundur të mbijetonte, duke humbur jetën në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.