Zvogëloi stomakun për t’u dobësuar, ndërron jetë 46-vjeçarja
Një grua në Turqi ka humbur jetën pas një ndërhyrje për të zvogëluar stomakun e për t’u dobësuar.
Policia turke ka ndaluar dy mjekë në spitalin privat të Tuzlës pasi një hetim zbuloi se disa pacientë që kishin bërë zvogëlim të stomakut përjetuan simptoma të tilla si probleme me shikimin, presioni i lartë i gjakut, vjellja dhe më tragjikja, humbja e jetës.
Aylar Korhanova, 46 vjeç, nga Turkmenistani, e cila po trajtohej në spitalin e Tuzlës ka ndërruar jetë pas ndërhyrjes së kryer.
Korhanova, e cila u operua më 25 shkurt doli nga spitali pas një kohe. Më 4 mars, gruaja, e cila ndjeu dhimbje në stomak, shkoi në spitalin ku u operua dhe u trajtua. Korhanova, gjendja e së cilës u përkeqësua, u dërgua në terapi intensive dhe aty humbi jetën pak ditë më parë.
Kufoma e saj pas ekzaminimeve është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Familjarët e gruas së ndjerë janë ankuar për mjekët që kanë kryer operacionin dhe për menaxhimin e spitalit.
Dy mjekët e ndaluar pas vdekjes së gruas nga Turkmenistani akuzohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



