E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrat për kartat e identitetit të hapura dhe të shtunën
Lajme

Zyrat për kartat e identitetit të hapura dhe të shtunën

Mbarimi i afatit të kartave të identitetit ka sjellë prej kohësh tashmë një fluks të shtuar në sportele, teksa këtë javë autoritetet janë të detyruar të punojnë edhe ditën e shtunë.

“Zyrat e aplikimit për karta ID, të hapura edhe të shtunën në qytetet kryesore të vendit. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, ka urdhëruar hapjen e zyrave të aplikimit për Tiranën dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit, të shtunën, datë 2 Shkurt.

Në kuadër të masave që janë marrë për përballimin e fluksit, nesër, përveç Tiranës, do të jenë funksionale zyrat e aplikimit në qytetet: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë”, thuhet në njoftim.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.