E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtare: Lionel Messi në skuadrën e Barcelonës për takimin me Interin
Sport

Zyrtare: Lionel Messi në skuadrën e Barcelonës për takimin me Interin

Barcelona e ka bërë publike listën e skuadrës që do të udhëtojë drejt Milanos për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit të martën, me Lionel Messin në të.

Megjithatë, kapiteni i katalonasve nuk e ka marrë dritën e gjelbër të mjekëve nëse është i gatshëm apo jo për këtë takim.

Messi ka disa javë që nuk luan pasi e theu dorën e djathtë gjatë një ndeshjeje të La Ligës.

Ai, megjithatë, nuk pritet të luajë apo të jetë në stol ndaj Interit në “San Siro”, por do të udhëtojë me skuadrën gjithsesi.

Në një komunikatë për media, Barcelona njoftoi se Messi është në listë, por pa aprovimin e mjekëve.

Samuel Umtiti, Thomas Vermaelen dhe Sergi Samper nuk janë pjesë e listës, prandaj vendin e tyre e zënë lojtarët e Barcelona B, Inaki Pena dhe Chumi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.