E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zyrtarët e BE të shqetësuar për variantin e ri të COVID
Publik News

Zyrtarët e BE të shqetësuar për variantin e ri të COVID

Gjermania, Franca dhe Italia janë midis vendeve që pezulluan fluturimet nga Britania.  Edhe shërbimet e transportit hekurudhor janë ndaluar, raporton BBC.

Kanadaja do të bllokojë gjithashtu fluturimet në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se varianti i ri është deri në 70% më i transmetueshëm, por nuk ka prova se është më vdekjeprurës.

Nuk ka gjithashtu asnjë provë që sugjeron se ajo reagon ndryshe ndaj vaksinave.

Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar Matt Hancock tha se varianti i ri ishte “duke dalë jashtë kontrollit”, ndërsa Danimarka, Italia dhe Hollanda njoftuan se tashmë e kishin zbuluar këtë variant të ri të Covid.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.