E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
10 fakte për kryemafiozin Al Capone
Publik News

10 fakte për kryemafiozin Al Capone

 

10 vjeç rrahu mësuesin dhe u përjashtua nga shkolla. 16 vjet ishte autor i dhjetëra grabitjeve, vjedhjeve dhe vrasjeve në New York. 25 vjeç ishte gangesteri i të gjithë gangsterëve të Chicago-s, Amerikës dhe sigurisht më i famshmi në të gjithë botën.

Fitonte në javë 100 mijë dollarë dhe birra dhe Wisky ishin monopol vetëm i tij. Makina e tij peshonte 7 tonë dhe automatiku “Thomson” u përdor për herë të parë nga dora e tij. Lexoni 10 fakte të rralla nga jeta kriminale e Al Capones, mafiozit më të madh të të gjitha kohërave në SHBA dhe në gjithë botën.

Një mafioz që nën petkun e biznesmenit, grabiste dhe vriste dhe që për këtë cilësohej si “Rockfeler me pistoletë nën sqetull”. E megjithatë, drejtësia amerikane nuk arriti kurrë t’i provonte akuzat ndaj tij përveçse për shmangia nga taksat nga e cila bëri vetëm dy vjet burg. Një histori që ka jo pak ngjashmëri me disa biznesmenë gangsterë në Shqipëri që rastësisht, ose jo, kanë ndjekur rrugën e Al Capones në pasurimin e tyre dhe që i kanë shpëtuar drejtësisë, por që po rastësisht vijojnë të kenë fatin e tij.

Duke iu referuar filmit të Hollywood-it “Untouchable” (i paprekshmi), që bazohej në historinë e Al Capones, në një fjalim të tij më 23 mars 2016, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu iu drejtua disa prokurorëve: “Ju më thatë se donit të kapnit Al Caponen. A doni ta kapni atë me të vërtetë? A e kuptoni se ajo që po them është: çfarë jeni të përgatitur të bëni?”.

Pas 4 vitesh këto fjalë duket se janë ende sot aktuale. Në SHBA Al Capone vdiq nga një sëmundje natyrale. Bëri vetëm 2 vjet burg për shmangie nga detyrimi i taksave, ndërkohë që mbi shpinë kishte dhjetra akuza të rënda. Ishte 48 vjeç dhe në gurin e varrit të tij shkruhet:  “My Jesus Mercy” (Faleminderit Jezusi im). A nuk ngjan kjo histori me disa Al Capone shqiptarë? Lexoni këto 10 fakte dhe do ta besoni edhe këtë por edhe brishtësinë e shtetit shqiptar ndaj të cilit pritet aq shumë me SPAK dhe BKH por që ende nuk po shikojmë rezultate.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.