E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
10 të arrestuar dhe dy biznesmenë në kërkim në aksionin e SPAK
Lajme

10 të arrestuar dhe dy biznesmenë në kërkim në aksionin e SPAK

Zbardhen detaje të reja nga kontrollet e zhvilluara ditën e djeshme nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Gjatë mbrëmjes së djeshme, SPAK dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer rreth 33 kontrolle në disa zona të Tiranës, si pjesë e nisjes së një hetimi për mashtrime përmes call-center-ave.

Burime pranë SPAK konfirmuan se kontrollet janë kryer në zonat e Saukut, Astirit, Freskut, Laprakës, si dhe në qendrën e biznesit “4Ever Green Tower”, e cila ndodhet përballë Kishës Ortodokse në qendër të kryeqytetit.

Gjatë kryerjes së kontrolleve janë arrestuar 10 persona, të dyshuar si operatorë të call-center-ave, si dhe janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj skeme.

Aksionet e djeshme, të kryera nga SPAK dhe të mbështetura nga Policia e Shtetit, janë mbikëqyrur edhe nga një grup gazetarësh të emisionit investigativ “Le Iene” në Itali.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar kompjuterë dhe sende të tjera dokumentare, të cilat besohet se kanë lidhje me një çështje mashtrimi ndaj qytetarëve të Bashkimit Europian.

Rasti po ndiqet gjithashtu nga një prokuror i huaj dhe një prokuror shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.