E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
10 të arrestuar në 24 orë në Tiranë për vepra të ndryshme
Lajme

10 të arrestuar në 24 orë në Tiranë për vepra të ndryshme

10 persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan: R. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij; Gj. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur portofolin shtetases D. D.

Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën një përforcues grushti, një thikë dhe një municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një 17-vjeçar, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kamzë, ka goditur me mjet prerës dy të tjerë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 17-vjeçari i arrestuar ka vjedhur materiale ndërtimi, në një magazinë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan E. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan: A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. M., 22 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;  A. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;  D. Zh., 39 vjeç, S. K., 28 vjeçe, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e pijeve alkoolike;  E. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Sipas policisë, materialet e 10 personave i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.