E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
100 fshikullima para turmës, dyshonte se gruaja e tradhëtonte
Lajme

100 fshikullima para turmës, dyshonte se gruaja e tradhëtonte

Autoritetet indiane thonë se janë vënë në lëvizje për të arrestuar dhë vënë para drejtësisë disa persona, që shfaqen në një video të përhapur me shpejtësi në rrjet duke dhunuar një grua.

Pamjet e videos dyshohet se janë filmuar në rajonin Uttar Pradesh të Indisë. Në to shihet një burrë që godet një grua të lidhur pas degës së një peme me rripin e pantallonave.

Autoritetet thonë se gruaja ishte dënuar nga të ashtuquajturit “Pleqësia e fshatit” me 100 fshikullima për tradhti dhe personi që e godet është bashkëshorti i saj.

Në videon rrëqethëse dëgjohet e reja duke ulëritur, ndërkohë që rreth saj qëndrojnë “spektatorët”.

Gruaja në një moment ka humbur ndjenjat dhe është plasur në tokë, ndërkohë që përreth saj i afrohen disa persona. Me t’u përmendur ajo i është drejtuar policisë ku përveç akuzave të ngritura kundër bashkëshortit të saj, ka denoncuar edhe persona të tjerë, që thotë se u përpoqën ta përdhunonin në momentin që ishte pa ndjenja.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.