E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“100 mijë euro ose të nxjerr video intime”, arrestohet 37-vjeçari
Lajme

“100 mijë euro ose të nxjerr video intime”, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kërcënuar një 26-vjeçare me publikimin e materialeve intime për qëllime përfitimi financiar.

Sipas policisë, i arrestuari është identifikuar si Hasan Loku, i cili i kishte kërkuar të resë shumën prej 100 mijë eurosh, duke e kanosur se do të publikonte foto dhe video me përmbajtje intime në rrjetet sociale nëse ajo nuk i jepte paratë.

Blutë bëjnë me dije se, menjëherë pas marrjes së informacionit për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan veprimet hetimore dhe, në kuadër të operacionit të koduar “Privatësia”, arritën të identifikojnë dhe arrestojnë autorin e dyshuar.

“Menjëherë pas indicies se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve dhe mesazheve në një platformë komunikimi një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro për të mos publikuar foto/video me përmbajtje intime në rrjete sociale, specialistët organizuan punën dhe kapën autorin e dyshuar. U vu në pranga shtetasi kosovar H. L., 37 vjeç, banues në Kosovë”, njofton Policia e Tiranës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.