E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
100 qytetet më të mira në botë, Tirana s’duket as ‘me dylbi’
Bota

100 qytetet më të mira në botë, Tirana s’duket as ‘me dylbi’

Një raport ndërkombëtar i sapopublikuar ka nxjerrë në pah një fakt që nuk i bën nder Shqipërisë: asnjë qytet shqiptar, përfshirë Tiranën, nuk është përfshirë në listën e 100 qyteteve më të mira në botë për vitin 2025.

Sipas Raportit Vjetor të Qyteteve më të Mira në Botë nga Resonance Consultancy, një ndër renditjet më prestigjioze që analizon performancën urbane globale, Shqipëria nuk figuron askund në listë, ndonëse aty gjenden qytete të njohura për probleme sociale e kriminalitet, si Medellin në Kolumbi apo Qyteti i Meksikos.

Raporti përfshin mbi 270 qytete me më shumë se 1 milion banorë, dhe bazohet në qindra tregues që matin:

  • cilësinë e jetës, ajrin, infrastrukturën dhe gjelbërimin,

  • ekonominë, kompanitë e mëdha dhe tregun e punës,

  • atraktivitetin kulturor, jetën e natës, gastronominë dhe reputacionin online.

Vlerësimi u mbështet edhe në 21 mijë përgjigje anketash nga 30 vende, si dhe në analiza të të dhënave nga platformat sociale më të përdorura në Perëndim dhe Azi, për të përfshirë “mendimin autentik” të qytetarëve.

Londra, për të 11-tin vit me radhë “Qyteti më i mirë në botë”

Në krye të renditjes qëndron Londra, e cila mban vendin e parë për prosperitet, atraktivitet, arsim, kulturë dhe infrastrukturë.
Kryeqyteti britanik po përjeton një ringjallje të fortë pas pandemisë, me 22 miliardë dollarë shpenzime turistike vetëm në vitin 2024, duke lënë pas Nju Jorkun dhe Dubain.

Në vendin e dytë renditet Nju Jorku, ndërsa Parisi, Tokio dhe Madridi plotësojnë pesëshen e parë.

Pesë qytetet më të mira për vitin 2025:

  1. Londër, Mbretëria e Bashkuar

  2. Nju Jork, SHBA

  3. Paris, Francë

  4. Tokio, Japoni

  5. Madrid, Spanjë

Evropa mban peshën kryesore, Azia ngjitet me shpejtësi

Evropa vijon të dominojë renditjen, por Azia po ngushton hendekun me qytete si Singapori (6), Seuli (13), Pekini (15), Shangai (16) dhe Hong Kongu (19), që po marrin nota të larta për siguri, teknologji dhe cilësi jetese.

Në anën tjetër, SHBA përfaqësohet nga vetëm dy qytete në 20 vendet e para – Nju Jorku dhe Los Anxhelosi (12) – ndërsa qytete të tjera si Miami, San Francisko, Çikago e Boston mbeten në top 100-shen.

As Tirana, as ndonjë qytet tjetër shqiptar nuk hyn në renditje

Raporti nuk përfshin as Tiranën dhe as ndonjë qytet tjetër të Shqipërisë, duke treguar qartë se cilësia e jetesës, infrastruktura dhe perceptimi ndërkombëtar i qendrave urbane shqiptare mbeten ende shumë prapa krahasuar me standardet botërore.
Në listë figurojnë madje edhe qytete me reputacion problematik si Medellin apo Bogota, por jo Tirana.

Lista e plotë e 100 qyteteve më të mira në botë për vitin 2025:

  1. Londër, Mbretëria e Bashkuar

  2. Nju Jork, SHBA

  3. Paris, Francë

  4. Tokio, Japoni

  5. Madrid, Spanjë

  6. Singapor

  7. Romë, Itali

  8. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

  9. Berlin, Gjermani

  10. Barcelonë, Spanjë

  11. Sidnei, Australi

  12. Los Anxhelos, SHBA

  13. Seul, Koreja e Jugut

  14. Amsterdam, Holandë

  15. Pekin, Kinë

  16. Shangai, Kinë

  17. Toronto, Kanada

  18. Sao Paulo, Brazil

  19. Hong Kong, Kinë

  20. Stamboll, Turqi

  21. Melbourne, Australi

  22. Bangkok, Tajlandë

  23. Osaka, Japoni

  24. Oslo, Norvegji

  25. Stokholm, Suedi

  26. Miami, SHBA

  27. Vjenë, Austri

  28. San Francisko, SHBA

  29. Bengaluru, Indi

  30. Qyteti i Meksikos, Meksikë

  31. Mynih, Gjermani

  32. Dublin, Irlandë

  33. Kopenhagen, Danimarkë

  34. Cyrih, Zvicër

  35. Çikago, SHBA

  36. Milano, Itali

  37. Lisbonë, Portugali

  38. Pragë, Republika Çeke

  39. Buenos Aires, Argjentinë

  40. Mumbai, Indi

  41. Vankuver, Kanada

  42. Rio de Janeiro, Brazil

  43. Varshavë, Poloni

  44. Hamburg, Gjermani

  45. Shenzhen, Kinë

  46. Montreal, Kanada

  47. Budapest, Hungari

  48. Bruksel, Belgjikë

  49. Riad, Arabi Saudite

  50. Kuala Lumpur, Malajzi

  51. Bogota, Kolumbi

  52. Guangzhou, Kinë

  53. Xhakarta, Indonezi

  54. Delhi, Indi

  55. Las Vegas, SHBA

  56. Boston, SHBA

  57. Uashington, SHBA

  58. Hjuston, SHBA

  59. Auckland, Zelanda e Re

  60. San Jose, SHBA

  61. Helsinki, Finlandë

  62. Orlando, SHBA

  63. Taipei, Tajvan

  64. Frankfurt, Gjermani

  65. Lima, Peru

  66. Atlanta, SHBA

  67. Seattle, SHBA

  68. Perth, Australi

  69. Mançester, Mbretëria e Bashkuar

  70. Kejptaun, Afrika e Jugut

  71. Krakovë, Poloni

  72. Valencia, Spanjë

  73. Otavë, Kanada

  74. Athinë, Greqi

  75. Santiago, Kili

  76. Medellin, Kolumbi

  77. Këln, Gjermani

  78. Dallas, SHBA

  79. Brisbane, Australi

  80. Hangzhou, Kinë

  81. San Diego, SHBA

  82. Hyderabad, Indi

  83. Çengdu, Kinë

  84. Denver, SHBA

  85. Kalgari, Kanada

  86. Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe

  87. Austin, SHBA

  88. Filadelfia, SHBA

  89. Baltimore, SHBA

  90. Shtutgart, Gjermani

  91. Roterdam, Holandë

  92. Lion, Francë

  93. Ruhr, Gjermani

  94. Busan, Koreja e Jugut

  95. Dusseldorf, Gjermani

  96. Mekë, Arabi Saudite

  97. Porto, Portugali

  98. Bukuresht, Rumani

  99. Birmingham, Mbretëria e Bashkuar

  100. Doha, Katar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.