E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“1001 të zeza”? Ahmetaj akuzon Ramën për presion ndaj drejtësisë
Lajme

“1001 të zeza”? Ahmetaj akuzon Ramën për presion ndaj drejtësisë

“I njëjti kryeministër me dy standarde brenda një fjalimi”

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar publikisht pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ku ky i fundit foli edhe për çështjen që lidhet me ish-zyrtarin.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Ahmetaj thekson se kryeministri ka bërë komente për një çështje që, sipas tij, ende nuk ka hyrë në proces gjyqësor, ndërsa hetimet sapo janë përmbyllur.

Sipas Ahmetajt, deklarata e Ramës se në dosjen e tij ka “1001 të zeza” është bërë në një moment kur çështja nuk është shqyrtuar ende nga gjykata, gjë që – sipas tij – cenon një nga parimet bazë të drejtësisë.

Ai argumenton se komentet publike të bëra nga një zyrtar i lartë për një proces që i përket drejtësisë mund të konsiderohen shkelje e parimit të prezumimit të pafajësisë.

Në reagimin e tij, ish-zëvendëskryeministri e cilëson gjithashtu paradoksale faktin që, sipas tij, kryeministri flet për respektimin e këtij parimi, ndërsa në të njëjtën kohë bën deklarata që – sipas Ahmetajt – e cenojnë atë në publik.

Ahmetaj thekson se prezumimi i pafajësisë është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke shtuar se liria e shprehjes nuk mund të përdoret për të ushtruar presion mbi proceset e drejtësisë.

Deklarata e tij vjen në një moment kur debati politik është intensifikuar pas zhvillimeve që lidhen me hetimet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe çështjen që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Reagimi i plotë i Ahmetajt:

Paraditen e të hënës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tij, gjeti kohë të flasë edhe për rastin tim, duke pretenduar se aty paskësh “1001 të zeza”. Kjo deklaratë bëhet në një kohë kur çështja ende nuk ka filluar të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur.
Një deklarate e tillë publike dhe për një çështje që i takon drejtësisë, përbën pikërisht shkeljen e hapur të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë.
Është paradoksale të dëgjosh leksione për prezumimin e pafajësisë nga i njëjti Kryeministër, i cili nuk heziton ta shkelë atë publikisht sa herë që i intereson politikisht, duke e përdorur atë me standard të dyfishtë edhe brenda të njëjtit fjalim.
Prezumimi i pafajësisë është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga kartat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe nga legjislacioni në fuqi.
E drejta e lirisë së shprehjes për këdo, përfshirë këtu edhe Kryeministrin, nuk mund të përdoret për të cenuar prezumimin e pafajësisë dhe as për të ushtruar presion apo ndikim mbi vendimmarrjen e organeve të drejtësisë.

Deklarata e Ramës:

“Kjo është provë e re, që nuk është as e re. Dhe kur mendoj që vihet me këtë kollajllëk, në Kuvendin e Shqipërisë, për të kërkuar kokën e një të zgjedhuri, mbasi është bërë gjithçka për t’ua futur 7 pash jo nën dhe, por në llum. Po një njeri i thjesht, i pambrojtur e parafytyroni ju se si mund ta haja fletearrestin surratit. E kur sheh këtë, aty e kupton konkretisht se si e hanë shumë njerëz në Shqipëri, se si për faqen e zezë të autorëve, të kësisoj përplasjesh turinjve të fletëve të arrestit, Shqipëria është bërë delja e zezë e arrestit, me shumë të burgosur të paraburgim. Jetojnë nën kurrizin e të tjerëve. Hajde ta fusim një herë, se na ka dalë një incizim, na kanë ardhur disa sms. Po ça është një i zgjedhur? Kokë për t’u marrë si trofe në Pazar? Pasi është sakatuar dhe zhargavitur.

Grup i strukturuar kriminal i tha gjykatësja prokurorit për Ilir Beqajn, arbitri. Lojtari përballë tha; ishte gol. Abitri tha; ishin dy gola. Arbitrat e tjerë thanë; ishin 3 gola. Ra grupi i strukturuar? Po Ilir Beqaj. S’kam folur për të se s’ka pasur një vendim. Pasi u ngrit dhe u zie një tenxhere, spaska pasur grup të strukturuar. Këtu prokurori kërkon, gjykatësi vrapon. Por në emrin tonë, jo! Me votën tonë, jo. Herë tjetër kur të vijnë në Kuvend për të kërkuar jo imunitetin, pasi ky është keqkuptim, pasi s’ka ndaj hetimit dhe përgjimit, për askënd nga ne.

Të ngremë kokën për të çuar në burg, një deputet me këto argumente? Çfarë jemi ne, bashkautor të krijimit të popullit të paraburgos në Shqipëri? Kur të vinë për të kërkuar heqjen e imuniteti të vinë të armatosur me prova. Siç erdhën dy herët e para. Për rastin e parë kishin prova dhe rastin tjetër, një mal me argumente! Një grua me dy gra? për të legjitimuar kërkesën ekstreme, arrest pa gjyq. Duke na vënë në situata absurde ne shumicën socialiste që i kemi dhënë shpirtin drejtësisë dhe lëkurën drejtësisë së pavarur.

Beni ça keni për të bërë…ëmmmm. Ku është parë kjo forcë politike në historinë e Europës. Hapini ça thotë motra ime për këto gjëra (I referohet Melonit). Le ta hetojnë Ballukun, ta ulin në gjyq për barazi në tendera para 6 vitesh, por të mos fyejnë inteligjencën tonë duke na thënë se ajo i prish provat. Ajo si rrezikonte provat as kur ishte ministre, dhe sot që është deputete as që bëhet fjalë. Ajo është kërkesë që lidhet me rolin e ministres. Pastaj gjykata të vendosë si ta shoh të arsyeshme, është pushtet i pavarur.”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.