Udhëtonin me shpejtësi të lartë, hajnë kokën të rinjtë në rreth-rrotullim
Publik.live/ më: 16.07.2017, 01:25
Një makinë tip “Audi A4 2004” ngjyrë gri është kthyer përmbys rreth një orë më parë në qytetin e Lezhës tek rreth-rrotullimi për në Tiranë.
Mësohet se brenda udhëtonin 4 djem të moshave të reja dhe shkaku i përmbysjes së automjetit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën ata udhëtonin.
Ata janë dërguar menjëherë në spital nga njerëzit që ishin në vendngjarje ndërkohë që pak më vonë kanë mbërritur ambulanca dhe policia.
Nuk bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore apo identitetet e të rinjve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



