E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
11 vjeçari i rrëmbyer paraqitet në Polici
Lajme

11 vjeçari i rrëmbyer paraqitet në Polici

Policia e Kosovës bën të ditur se i mituri E.T i kidnapuar mbrëmë në qytetin e Shtimes është paraqitur rreth orës 00:15 në stacionin e Policisë në Ferizaj.

“Më 9.4.2018 rreth orës 00:15 minuta, viktima është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj .Viktima është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij,ai kishte arritur që të dalë nga automjeti i të dyshuarve dhe është paraqitur në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë hetuesit policor janë duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit.

Mbrëmjen e kaluar policia në Shtime ka pranuar një informatë se një fëmijë i moshës 11 vjeçare (mashkull) është kidnapuar nga person/a të dyshuar.

Me këtë rast,të dyshuarit kanë qenë me një automjet Xhip, ngjyrë e mbyllët, tabelat e të cilit nuk dihen për momentin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.