Foto-ja që po bën xhiron e rrjetit. Buzëkuqi i Lady Gagës në mjekrën e Bradly Cooper
Fjala e vetme e showbizzit jo vetëm të huaj por edhe atij shqiptar ishte interpretimi i këngës ‘Shallow’ kolona zanore e filmit ‘A star is born’ nga Lady Gaga dhe Bradly Cooper.
Këngëtarja dhe aktori u shfaqën aq afër njëri me tjetrin sa në momentin kur performanca mbaroi ata desh u puthën.
Ylli i popit i hodhi poshtë spekulimet duke thënë se janë miq të mirë, por një fotografi e tyre po thyen rrjetin.
Një fans ka publikuar fotografinë e aktorëve nga premiera e filmit në Los Anxhelos në shtator, ku duket buzëkuqi i Lady Gaga në mjekrën e Bradley dhe fotoja po bën xhiron e rrjetit.
Nuk dihet nëse fotografia është realizuar pas xhirimeve apo ata kanë rënë vërtetë në dashuri. Ndërkohë Bradley vazhdon lidhjen me supermodelen Irina Shayk, me të cilën ka dhe një fëmijë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



