E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku analizon gazin e hedhur ndaj qytetarëve në Tiranë: Është lëndë helmuese gazi i hedhur
Lajme

Mjeku analizon gazin e hedhur ndaj qytetarëve në Tiranë: Është lëndë helmuese gazi i hedhur

Mjeku Ardian Jorgji ka analizuar në emisionin ‘Kjo Javë’, në News 24, gazin lotsjellës të hedhur ndaj qytetarëve në dy protestat e fundit në Tiranë. “Nuk besoj se pamje të tilla një njeri që quhet qytetar do të ishte i lumtur t’i shikonte”, tha mjeku. Sipas Jorgjit, gazi i përdorur nga policia dhe garda është pjesë e familjes së lëndëve helmuese dhe është i ndaluar të përdoret edhe në luftra.

“Është në familjen e lëndëve helmuese. Dikur përdoreshin në luftra dhe janë ndaluar të përdoren me konventa ndërkombëtare. Qëllimi i tyre është të bëjë viktimën, në rastin konkret masën, inaktive, të pafuqishme”, tha ai.

Ardian Jorgji thekson se “çdo preson reagon në mënyrë të ndryshme, nga individi në individ”, dhe pasojat mund të jenë nga irritimi i lëkurës deri në vdekje. “Kushdo që e ka marr përsipër këtë nuk e ka bërë me zemër të qetë”, tha mjeku Jorgji.

Në protestën e fundit te Parlamenti, gazi i hedhur nga Policia e Shtetit nuk shkaktoi probleme shëndetësore vetëm te protestuesit, por edhe te banorët e zonës, të cilët vuajtën pasoja të rënda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.