E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
12.7 milionë paund për ‘kokën’ e të vëllait
Publik News

12.7 milionë paund për ‘kokën’ e të vëllait

Droga u fut nga një port i Anglisë, për të cilat kishte dalë garant se do t’i nxirrte një prej vëllezërve, i identifikuar si Ndrek Prenga. Por diçka e tillë nuk ndodhi!
Featured image of article: 12.7 milionë paund për ‘kokën’ e të vëllait, GOLI që iu bëri vëllai i Jak Prengës grupit kriminal shqiptaro-britanik, doli garant për 283 kg kokainë por…Jak Prenga dhe kompleksi “Golden”

Zbardhen detaje të reja për pengmarjen e 49- vjeçarit, Jakë (Jani) Pregës. Mësohet se 49-vjeçari u mor peng për t’i bërë presion, vëllait të tij për të treguar se ku kishte dërguar 283 kg kokainë që ishte futur në portin e Anglisë.

Droga u fut nga një port i Anglisë, për të cilat kishte dalë garant se do t’i nxirrte një prej vëllezërve, i identifikuar si Astrit Prenga. Por diçka e tillë nuk ndodhi! Prenga kishte marrë kokainën dhe si pasojë e mungesës së drogës, grupi në Shqipëri i mori peng të vëllain, për ta detyruar që të tregonte. Bisedat mes personave në Shqipëri e Angli u përgjuan nga autoritet angleze, për të cilën ata bashkëpunuan me Policinë shqiptare. Kjo për shkak se grupi kriminal kishte qendër në Shijak.

Duke bërë një përllogaritje lidhur me çmimin e shitjes së një grami kokainë në tregun britanik, vlera e lëndës narkotike nëse do të mund të tregëtohej do të kapte vlerën e 12.735.000 paundve.

Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit paraditen e sotme, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua dje.

“Resorti”, u zhvillua ditën e djeshme në restorin “Golden” në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe, të cilëve do t’ju jepte 60 kilogramë kokainë. Policia ka ndaluar të dyshuarit kryesorë për ngjarjen.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Elton, Leonard dhe babain e tyre, Bajram Hajri, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç dhe 36-vjeçarin Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak. Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës. Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa leje . Pas rrëmbimit të 49-vjeçarit, pengmarrësit janë nisur menjëherë drejt resortit të Altin Hajrit për të mbajtur aty viktimën. Të ndaluarve u janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celularë, automjete dhe një shumë parash në euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.