12 mijë njësi bibliotekare të lagura
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani, ka folur lidhur me përmbytjen e ndodhur brenda institucionit më të madh në vend dedikuar librit.
Ajo thotë se shirat e fundjavës që lamë pas, kanë dëmtuar 12 mijë njësi bibliotekare, kryesisht tekste shkollore, duke përjashtuar mundësinë që të jenë prekur dokumentet e rralla.
Asllani deklaron se deri ne datën 30 qershor, Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur, duke mos ofruar asnjë shërbim per qytetaret.
Ndërkohë, siguron se librat po thahen nga punonjësit.
“Me këtë po merren ekspertët. Ne kemi kohë që kemi kërkuar një Bibliotekë te re Brenda Standardeve”
“Unë përgjigjem për mbarëvajtjen e institucionit, jo për përmbytjen. Këtu të gjithë prej 72 orësh po punojmë që t’i bëjmë sa më të lehta dëmet”, tha Asllani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



