12 vite pavarësi për Kosovën, NEWBORN-i merr pamje të re!
Këtë vit, për të është zgjedhur ngjyra e zezë, përveç shkronjës “W” e cila është dekoruar e gjitha me lule.
![]()
Newborn ka zgjedhur të prekë një temë mjaft delikate që është lënë pas dore prej vitesh, ndaj në shkronjat e murit janë shkruar fjali me mesazhe të rëndësishme.
“Luftërat e pafundme sjellin shtypje, përdhunime dhe shpërfillje” është homazhi i këtij viti që u kushtohet viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës.
Pamjet e murit i ka publikuar në profilin e tij në Facebook krijuesi i Newborn, Fisnik Ismaili.
Urime pavarësinë Kosovë e dashur! Qofsh gjithmonë e lirë!
![]()
![]()
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



