E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vritet ish zyrtari i Policisë së shtetit Artan Cuku
Lajme

Vritet ish zyrtari i Policisë së shtetit Artan Cuku

Artan Cuku i vrarë sonte me armë zjarri në Tiranë

Ai ka mbajtur poste shumë të larta në Policinë e Shtetit deri në vitin 2013.

Ka drejtuar policinë e Vlorës në vitet 2012-2013 dhe ka qenë nëndrejtor i Policisë së Tiranës në vitet 2009-2011.

Në drejtorinë e përgjithshme të Policisë ai ka drejtuar hetimet e Krimeve të Rënda.

Vrasja ndodhi sonte tek rruga e Kosovarëve në afërsi të liqenit artificial, një ndër  zonat më të preferuarat për banim kohët e fundit në kryeqytet.

Artan Cuku ishte duke ecur ne rrugë ndërsa u qëllua me armë zjarri.

Viktima  Artan Caku ishte 45 vjec. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij akti të rëndë kriminal.

Kush ishte Artan Cuku

Artan Cuku ka një karrierë rreth 16 vjecare në polici dhe ka drejtuar aksione të rëndësishme si arrestimi i Dritan Dajtit, ka qenë shef krimesh në Shkodër dhe Durrës si dhe ka drejtuar dy komisariate në Tiranë.

Ai ka drejtuar policinë e Vlorës në vitet 2012-2013 dhe ka qenë nën drejtor i Policisë së Tiranës në vitet 2009-2011.

Në drejtorinë e përgjithshme të Policisë ai ka drejtuar hetimet e Krimeve të Rënda.

Cukun e ka shoqëruar edhe një incident në polici kur drejtonte komisariatin nr.3 në vitin 2006 në Tiranë. Një person i arrestuar si i dyshuar i mori armën ndërsa po merrej në pyetje dhe vrau veten. Kjo ngjarje e rëndoi karrierën e tij.

Cuku ka punuar në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë deri më 1 qershor të vitit 2014 kur edhe u shkarkua nga Drejtori i atëhershëm Artan Didi. Puna e tij e fundit në Policinë e Shtetit ka qenë ajo e specialistit të kordinimit në drejtorinë e Studimeve Strategjike në Policinë e Shtetit. Ai mbante gradën e Drejtuesit të Parë. Vrasja ndodhi sonte tek rruga e Kosovarëve, një ndër zonat më të preferuara për banim kohët e fundit në kryeqytet. Aktualisht Cuku po merrej me nje biznes privat. Ai është baba i dy fëmijëve.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një moment kur ai ka qenë duke ecur në këmbë. Ai është qëlluar me 5 plumba, poshtë pallatit ku jetonte së bashku me familjen e tij.

Çuku ka qenë vetëm kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

Ai ka rënë në tokë, ndërsa atentatorët e tij besohet se janë vrasës me pagesë, për shkak të dinamikës së kësaj ngjarje të rëndë. Dyshohet se ka qenë vetëm një person që e ka qëlluar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.