13 vite më pas, u desh ditëlindja e Çilit për të rikthyer edhe njëherë kohët e shkuara, që dy këngëtaret të “performonin” sërish këngën e tyre.
Gjatë festës së ditëlindjes, në sfond u dëgjua hiti i tyre i vjetër dhe dy vajzat s’mbajtën dot entuziasmin.
Çiljeta iu afrua Ingritit duke e ngacmuar me shaka, ndërkohë që filmoheshin nga të ftuarit në festë.
Vetë Ingriti e ndau videon në llogarinë e saj në Instagram, krahas së cilës shkroi:
“13 vjet puci puci
”
Dje, Çiljeta e festoi ditëlindjen në të njëjtën ditë me të voglin e saj, Fernandon.
Këngëtarja mbushi 35 vjeç, ndërsa Fernando 7.
Festa e tyre e ditëlindjes mblodhi personazhe të njohur të showbizit dhe u kthye mbrëmë në kryefjalën e mediave.



