13- vjeçarja denoncoi 64-vjeçarin për ngacmim s*ksual! Flet gjyshi: I kapa bisedat! Takoheshin edhe jashtë fshatit
Detaje të rënda dalin nga ngjarja e rëndë ku një 13-vjeçare ka denoncuar për ngacmim seksual një 64-vjeçar.

“Kishte disa kohë që vajza bënte muhabet me 64 vjeçarin, ne e kishim marrë vesh, por donim sikur ta izolonim si muhabet. Kur pardje unë e kisha lënë telefonin mbi divan mbesa erdhi dhe komunikonte me atë.
Ajo komunikonte me telefonin tim se nuk ka telefon.
Vazhdoi ca kohë dhe unë u mërzita dhe i thashë lere telefonin se më duhet.
Kjo sikur u step dhe u mundua ti fshinte ato që kishte shkruajtur. Unë u detyrova ja mora por nuk e merrja vesh çfarë kishte bërë.
Nusja e madhe kunata e mori e hapi dhe lexoi mesazhet. Në mesazhe thoshin ku do takohen. Ata kishin kohë, por unë para dy ditësh i kapa me telefon.
Ata takoheshin edhe jashtë fshatit”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



