E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama thotë se do të hyjë në histori, Plasari: ‘Në histori hyjnë edhe njerëz që u urinojnë tek varri’
Lajme

Rama thotë se do të hyjë në histori, Plasari: ‘Në histori hyjnë edhe njerëz që u urinojnë tek varri’

Studiuesi Aurel Plasari i ftuar në “A Shou” në News 24, komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama sipas të cilit sfidën e kishte me historinë.

Plasari thotë se në histori hynë të gjitha etnitetet njerëzore, por me rëndësi është se si futesh në histori, që siç tha ai, mund të hysh edhe si njeri që i urinojnë tek varri.

“Rama ka hyrë në histori, por jo si ngjarje historike. Për t’u futur është futur në histori. Në histori futen edhe kriminel të mëdhenj, edhe gangster. Nuk ka ndonjë parim që në histori futen burrat e mirë. Madje, gjithë etnitetet njerëzore futen në histori. Çështja është nëse futet në histori si burrë i mirë, apo si burrë që i pshurrin tek varri si diktatorit. Në histori e ka futur veten, çështja është si do të futet në histori”, tha ai.

I pyetur nëse Rama do të shkojë në votimet e 30 qershorit i vetëm, Plasari theksoi se edhe me këtë do të hyjë në histori që njeriu që i bën zgjedhjet pa opozitën.

“Kryeshërbëtori mund të shkojë drejt asaj aventure. Futet në histori që ja bëra zgjedhje pa opozitën. Hyra në histori që unë i bëra këto. Kjo e thellon procesin e konfliktit se deri ku mund të shkojë ky thellim, rëndësi ka që kjo çështje do mbarojë. Ajo e katër vjetëve unë mendoj se duhet të ndryshojë me korrigjimin e legjislacionin e zgjedhjeve duke kërkuar që çdo që premtohet, të jetë një kontratë dhe të nënshkruhet diku, tek Presidenti i Republikës”, u shpreh ai.

I pyetur për djegien e mandateve nga opozita, Plasari tha se është një veprim demokratike në një “republikë të çuditshme” pa Gjykatë Kushtetuese.

“Unë e gjykoj që opozita ka marrë një veprim të rëndësishëm që merret vetëm në mbrojtje të demokracisë. Ka refuzuar pjesëmarrjen në një Parlament që sipas opozitës kishte degraduar. Funksiononte pa Gjykatë Kushtetuese, pra pa Kushtetutë. Në një republikë shumë të çuditshme. Në këtë rast kemi të bëjmë me një njeri që nuk i kupton parimet demokratike. Dikush duhet t’i ketë thënë kur lypte vota se ministri është shërbëtor. Në këto rrethana, opozita ka bërë një veprim në mbrojtje të demokracisë dhe në rrethana demokratike”, tha Plasari.

Politikanët të nënshkruajnë kontratë te Presidenti dhe të…

Studiuesi i njohur dhe ish-drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari propozon që politikanët shqiptarë të nënshkruajnë një kontratë tek Presidenti me premtimet e tyre dhe pas dy vitesh, të japë llogari.

22

I ftuar në “A Shou” në News 24, Plasari pyeti nëse kryeministri aktual ka premtuar në fushatë se do të vendoste taksa për kalimet nëpër rrugë, duke shtuar se “të marrësh votat duke fshehur atë që do të bësh, kjo është edhe më e rëndë”.

Aurel Plasari: “Unë mendoj se ajo e 4 vjetëve duhet të ndryshojë, me korrigjimin e legjislacionit të zgjedhjeve duke kërkuar që gjithçka që premtohet në propagandën elektorale të jetë kontratë dhe të nënshkruhet diku. Të nënshkruhet aty ku merren portofolat tek Presidenti i Republikës.

Të ketë një instancë garancie dhe ti thotë: Zotëri e bëre dy vjet. Ke thënë bëj këtë për një vit dhe nuk e ke bërë. Ke bërë gjëra që nuk futen fare në programin tënd. Ke prishur një stadium. Ke ndërhyrë të prishësh ndërtesat historike që nuk futen në programin tënd. Ke ndërhyrë të sajosh histori dhe monumente me një bunker që nuk ka ekzistuar fare vetëm i do fantazia dikujt dhe me radhë.

Çdo gjë që e justifikojnë me propagandë elektorale por që janë premtime për të cilat qytetari u jep votën duhet të jetë e sanksionuar në një kontratë. Kontratë në ajër nuk ka. Të gjithë palët që kanë qeverisur këtu nuk i kanë njohur. Ne njohim arrogantë që edhe letrat i grisin. Të jetë një kontratë e nënshkruar. E kam kërkuar votën 1-2-3-4-5 premtime, afatet për to, marzhin e afateve, por që kanë një kriter deri ku shkon. Ka premtuar nuk shtoj taksat, ti i ke shkruar. Zotëri ti ke shkelur kontratën.

Ti ke gënjyer ose ke qenë i paaftë të realizosh këtë kontratë. Ke marrë votat. Ku ka më supermetodë të vjedhjes së votave se sa të premtosh gjëra dhe të marrësh vota dhe s’i bën. Ose të bësh të kundërtën. Kjo është universitare, akademike ky lloj abuzimi me marrjen e votave. Të marrësh vota të bësh diçka për të cilën ti nuk i ke njoftuar atij që i ke marrë votën. Nuk i ke thënë që do vë trarë për të bërë kalimin. Mund të jenë të nevojshëm por thuaja që ai ta di. Nuk ka vjedhje më të sofistikuar dhe më të hapur se kjo.

Le t’i hapin gazetarët gjithë premtimet që kanë bërë, ka thënë që do të vendosin në rrugë kombëtare pagesa për të kaluar. Jo! Se kanë pasur frikë se do t’i marrin ato vota. Ti marrësh votat duke fshehur

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.