E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Our Story

Jeta është shumë e bukur për të sharë të tjerët

Kundërpërgjigjet Armina Mevlani ndaj atyre që e sulmojnë

Kundërpërgjigjet Armina Mevlani ndaj atyre që e sulmojnë
Armina Mevlani ka vendosur të kthejë përgjigjen e saj për gjithçka është shkruar kundër saj:

“Si gjithmonë shqiptarët janë të vetmit që vjellin komente negative, kurrë nuk të mbështesin. Unë e di që nuk e kam pikën më të fortë atë pjesë, por Zoti fatmirësisht më ka dhënë shumë gjëra të tjera dhe ndihem mjaft e bekuar. Nuk kam dëshirë të bëj as plastikë sepse ndihem krenare për atë që kam, sido të jetë. Ndihem shumë mirë me veten, bëj palestër, ha shëndetshëm dhe e adhuroj trupin tim siç ma ka falur Zoti. Vetëbesimi më ka ndihmuar gjithë jetën dhe nuk do ta humbas kurrë, aq më pak nga njerëz që ofendojnë pa u dhënë arsye.

Jeta është shumë e bukur për të sharë të tjerët, madje unë kurrë nuk i shoh dot defektet e njerëzve sepse më zë syri vetëm të bukurën, kjo vlen edhe për veten time”.-shkruan ajo në një koment krah fotos.

…………………………………

 Hiqjani brekët Armina Mevlanit!


 Bledi Mane
Kjo derdimenia mbetet tipikja e nje plangprishese dhe shperdoruese e parasë se krimit duke mos ditur te kamuflohet e te fshihet. E ka gjetur belaja Sali Berishen me kete dashnoren e parë te femijes se tij te dyte. Armina Mevlani e rritur deri dje me byreket 250 leksh të “Mylsym Shyrit” qe kur i shoqeronte me dhallë gezonte si te ishte nje princeshe sot ne menyre te papermbajtshme ka shperthyer aq sa nuk i ben dot derman ta frenojne as Liria e as Argita. E shkreta familja Berisha nuk di ku ta kete mendjen me pare te PD-ja e percare nga Luli, te vettingu qe fillon ne shtator, te skandali i kompanise CEZ apo te Armina qe terbon dhe vetem Xenin por gjithe dynjane. Dynjane e terbon sepse lundron mbi luksin e krimit dhe askush, as organe hetimi e as prokurori nuk tentojne ta pyesin sikur nje here te vetme se ku dhe kush ia paguan pushimet e shtrenjta?
Armina Mevlani, e papuna dhe dembelja me e famshme ne Ballkanin Perendimor eshte nisur pardje per disa dite pushimesh ne Mal te zi. Dhe nuk po relaksohet as ne Ulqin e as ne Kotorr sepse ndjehet aristokrate qoftë nga fisi i saj me gjak ngjyre fërneti sic ka pire babi historikisht, qoftë nga fisi i burrit tropojan me gjak ngjyrë boronice bjeshkësh Viçidoli.
Kesaj here nuk ka shkuar ne Meksiken e larget por po pushon ne ishullin e famshem Sveti Stefan te komshiut tone verior, Malit te Zi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.