E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raporti final i ministrave teknikë mbi zgjedhjet është konsideruar i paligjshëm nga qeveria
Lajme

Raporti final i ministrave teknikë mbi zgjedhjet është konsideruar i paligjshëm nga qeveria

Raporti i ministrave teknikë të PD-së, reagon qeveria

PUBLIK.live/  E enjte, 17 Gusht 2017  “Raporti final i ministrave teknikë mbi zgjedhjet është konsideruar i paligjshëm nga qeveria”.
Burime pranë qeverisë i thanë Ora News se raporti mbi zgjedhjet konsiderohet proceduralisht jo korrekt pasi ky raport nuk është diskutuar dhe miratuar në mbledhjen e Task-Forcës

“Zyrtarisht nga qeveria raporti konsiderohet vetëm i ministrave teknik”.

Dje u mësua se ministrat teknikë së bashku me dorëheqjen e tyre kishin bërë gati edhe raportin përfundimtar me gjetjet kryesore për zgjedhjet e 25 qershorit.
Ministrat në periudhën zgjedhore kishin vërejtur përdorimin e parave të pista, kishin dokumentuar shitblerjen e votës dhe përdorimin e administratës dhe aseteve të saj në favor të partive të maxhorancës.
Në raport thuhej gjithashtu se përfshirja e opozitës në qeveri për të monitoruar procesin zgjedhor është praktikë e mirë dhe kjo duhet të ndodhë që nga 1 janari i vitit zgjedhor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.