“14 maji”, Alibeaj me kandidate edhe në Fier
Në Fier, për bashkinë e këtij qyteti në emër të grupimit Alibejat të PD-së, do të garojë Eriselda Zotaj Çelaj.
Kandidatja e grupit të Alibeajt do të ketë kundërshtarë në garë, përveç socialistëve edhe kandidatin e Primareve Evdar Kodheli , i cili përfaqëson PD-në zyrtare, që drejtohet nga Sali Berisha.
“Eriselda Zotaj Çelaj, ka lindur, dhe jeton në Fier në një familje demokrate, të nderuar dhe me tradita. Eriselda është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.
Zonja Zotaj Çelaj, ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Departamenti Ekonomik, Dega “Kontabilitet-Finance, Titulli Kontabilist”, njofton grupimi i Alibeajt
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



