E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
14 persona të arrestuar në kryeqytet
Publik News

14 persona të arrestuar në kryeqytet

Policia e Tiranës thotë se ka arrestuar 14 persona për vepra të ndryshme penale. Konkretisht personat akuzohen për drogë dhunë në familje dhe vjedhje.

Blutë e kryeqytetit thonë se në pranga kanë vënë 4 të rinj, pasi në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis.

Ndërkohë 43-vjeçari Sh. D., u arrestua pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Sh., 18 vjeç si dhe u referuan materialet për 2 shtetas të mitur 12 dhe 13 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi parash në furrën e bukës të shtetasit K. H.

Po ashtu sipas policisë, një 37 vjecar është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shetasve: K. Sh., 39 vjeç, K. B., 51 vjeç dhe Gj. N., 61 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; D. M., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur; G. I., 43 vjeç dhe A. B., 38 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.