E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
14 vjeç qarkullonte me pistoletë me vete
Publik News

14 vjeç qarkullonte me pistoletë me vete

Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të cilin ishte pasagjer një 14-vjeçar, në çantën e tij, shërbimet e Policisë Lezhë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., banues në Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu u shoqëruan për verifikim edhe 5 persona të tjerë me precedent të mëparshëm penal.

Njoftimi i plotë 

Policia e Lezhës, kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve është vënë në prangat një 14-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu, u shoqëruan për verifikim edhe 5 persona të tjerë me precedent të mëparshëm penal.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për persona që qarkullojnë me armë zjarri në automjet, shërbimet e Policisë Lezhë ushtruan kontrolle në disa automjete në Shëngjin, Lezhë e Milot.

Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të cilin ishte pasagjer një 14-vjeçar, në çantën e tij, shërbimet e Policisë Lezhë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., banues në Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Kontrollet kanë vijuar edhe në Shëngjin, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 5 persona me precedent të mëparshëm kriminal.

Policia e Lezhës falënderon qytetarët për mbështetjen dhe besimin dhe i fton ata për të denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.