E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
14-vjeçarja gjendet në një hotel në Tiranë
Lajme

14-vjeçarja gjendet në një hotel në Tiranë

Është gjetur në një hotel në Tiranë 14-vjeçarja që ishte larguar nga shtëpia e saj në Patos prej 3 ditësh.

14-vjeçarja me iniciale J.M ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore por ende nuk dihet nëse është bashkuar me prindërit e saj.

Këta të fundit më herët thanë  se vajza e tyre nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” ishte larguar nga shtëpia me një valixhe. 

Prindërit e saj, Artjan dhe Luiza Metaj thanë se vajza kishte ikur me autobus në Tiranë por pa e ditur se me kë.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Informacion paraprak/ Më datë 24.06.2023, në një hotel në rrugën “Shemsi Haka”, është gjetur shtetasja e mitur 14-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, për largim nga banesa. 14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.