E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama anuloi takimin me Presidentin e Maqedonisë së Veriut në minutat e fundit
Publik News

Rama anuloi takimin me Presidentin e Maqedonisë së Veriut në minutat e fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se kreu i qeverisë Edi Rama anuloi takimin me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili u prit dje në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Ilir Meta.

meta-pendarovski-2

Sipas Berishës, shkak i anulimit të takimit janë bërë deklaratat e tij për vendimin e Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat.

Pendarovski zhvilloi gjatë së shtunës edhe një takim me kryeparlamentarin, Gramoz Ruçi.

Reagimi i plotë i Berishës:

Edvin Mafia anullon takimin me presidentin e Maqedonise se Veriut! Miq, pas ndëshkoi Maqedonine e Veriut me refuzimin e hapjes se negociatave me BE, Edvin Mafia ne nje akt banditesk anullon takimin me presidentin e Maqedonise se Veriut sepse nuk i pelqeu deklarata e tij me presidentin Meta per çeljen e negociatave.

Lexoni mesazhin e diplomatit dixhital. sb

Pershendetje Doktor,

Pas deklarates se Pres. Pendarovskit ne konference per shtyp me Pres. Meta. Menjehere Rama e thirri Drejtoreshen e Protokollit te Shtetit dhe i tha ta lajmëroj Pres. Pendarovski se anulohet takimi Rama-Pendarovski.

Asnje media nuk po e jep kete gje !!!!

Mbremje te mire.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.