E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
15 raste të reja me koronavirus, shkon në 104 numri i të infektuarve
Publik News

15 raste të reja me koronavirus, shkon në 104 numri i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus në vendin tonë duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 104.

Harta e te prekurve shtrihet në Vlorë dhe Shkodër. Ndërkaq në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona me Covid-19, duke e çuar në total numrin e vdekjeve në 4.

Në komunikimin e përitshëm për publikun, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Ogerta Manastirliu konfirmoi se harta e prekjes nga koronavirusi është zgjeruar dhe bëri apel për qytetarët të respektojnë masat e distancimit social.

“Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja pozitive, në 45 testime të kryera. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet tashmë edhe në Vlorë, Shkodër dhe zgjerohet në Tiranë, Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik, si Lushnja, Kavaja, Fieri, Rrogozhina ku po punohet pa u ndalur nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit. Kemi dhe një lajm të mirë në këto ditë të ngarkuara, sot kanë lënë shërbimin infektiv dhe 2 pacientë të tjerë, duke e çuar në 5 numrin e të shëruarve”, bëri të ditur Manastirliu.

Shefja e Departamentit të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, informoi në detaje për situatën e COVID-19 në Shqipëri

Janë shënuar 2 humbje jete në 24 orët e fundit: Një 71 vjeçar me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 43 vjeçar, i cili kishte obezitet.

Shkon në 4 totali i qytetarëve që kanë humbur jetën, të prekur me COVID-19.

Janë shëruar 5 pacientë të shtruar në spitalin, te cilët kanë rezultuar me të dy testet të negativizuara për COVID-19.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.