15 urgjenca brenda një orë e gjysmë/ Spitalet Covid tejmbushen me pacientë ndërsa rastet rriten
15 urgjenca kanë mbërritur në Spitalin Infektiv në më pak 1 orë e 30 minuta, ç’ka dëshmohet përmes pamjeve të filmuara në orët e mesditës të ditës së martë.

Burime për News24 konfirmojnë se spitali infektiv ka pritur në 24 orët e fundit 46 urgjenca nga Tirana dhe rrethet e Jugut, ç’ka ka çuar në zënien totale të shtretërve në Covid 1 dhe covid 3. Ndërkohë spitali Covid 4 ka ende shtretër të lirë porse ky spital shërben për trajtimin postkovid të pacientëve.
Ndaj denoncimit ka reaguar spitali “Nënë Tereza” që jep kryekëput një tjetër version të ngjarjes. Sipas zyrës së shtypit, vajza e pacientit ka kontaktuar fillimisht kryeinfermieren e shërbimit, por nuk ka mundur t’i marrë sendet personale të babait të saj për mungesë të kartës së identitet. Më pas vajza është rikthyer me mjetin e identifikimit dhe pas kësaj kryeinfermierja i ka dorëzuar sendet personale.
Ndërkohë një tjetër familjar i infektuar me Covid pohon se ka lënë karantinën për të shoqëruar bashkëshorten në spital pasi gjendja e saj ishte rënduar ndjeshëm në 24 orët e fundit.
Bashkëshorti i 46 vjeçares nga Kamza pohon se gjatë kurimit në banesë të gruas ka paguar 500 mijë lekë kurën medikamentoze, përfshirë aparturën e oksigjenit. /
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



