E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
1500 policë në terren, Policia ndalon mjetet me protestues në skajet e Tiranës
Lajme

1500 policë në terren, Policia ndalon mjetet me protestues në skajet e Tiranës

Ditën e nesërmë opozita do të dalë në rrugë, për të nisur nga orta 12;00 marshimin në Bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë është zbuluar dhe plani i masave që do të merret nga ana e Policisë së Shetit dhe asaj të Tiranës.

Sipas asaj që thotë Policia në terren do të angazohen rreth 1500 policë, ndërsa protesta pritet që të zgjasë për katër orë.

Mes forcave të policisë së angazhuar do të jenë FNSH, Forcat e Rendit dhe ato operacionale. Gjithashtu, në terren do të ketë edhe agjentë civil dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH).

Po ashtu masa janë marrë dhe në bllokimin e rrugëve. Ndalimi i qarkullimit do të nisë që në orët e para të mëngjesit dhe deri në përfundimin e protestës.

Kështu, në të gjitha rrugët që të çojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve përveç mjeteve të transportit publik.

Ndërsa sa i takon automjeteve me të cilët do vijnë protestuesit nga rrethet, bëhet e ditur se nuk do lejohet hyrja e tyra në Tiranë.

Mjetet që vijnë nga jugu dhe veriu do ndalohen te pallati i sportit “Asllan Rusi”, ndërsa ata të juglindjes, te stacioni i autobusëve pranë Fakultetit Ekonomik te “Rruga e Elbasanit”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.