E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tarifa për Rrugën e Kombit/ Rama: Rama tha se tarifa e rrugës është detyrim për të gjithë
Publik News

Tarifa për Rrugën e Kombit/ Rama: Rama tha se tarifa e rrugës është detyrim për të gjithë

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me ministrin e Jashtwm tw Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se duhet të sqarohen qytetaret që vijnë nga Kosova dhe që paguajnë taksën 5 euro për të kaluar rrugën e kombit.

Rama tha se tarifa e rrugës është detyrim për të gjithë dhe ajo nuk është diskriminim, por paguhet në të dy anët e kufirit.

 

Kryeministri tha se nëse vjen me zemër dhe më mendje për të dhënë ndihmë, ato 5 euro sipas tij janë një kontribut për shtetin.

Kreu i qeverisë tha se pas këtyre zërave ka “ustallarë” që sipas tij e fryjnë këtë situatë, por ai ka thënë se me ata do merret në një kohë të dytë, pasi tani do merret me qytetarët.

“Mirë do ishte ti sqaronit njerëzit se tarifa të rruga është detyrim i të gjithëve, shërbim për rrugën dhe sigurisë dhe detyrimin për shtetin.

Nëse vjen me zemër dhe mëndje për të dhënë një ndihmë më shumë se sa ato 5 euro, ato 5 euro nuk janë diskriminim, ato paguhen në të dy anët e kufirit.

Ato 5 euro janë kontribut për të gjithë, por edhe për shtetin dhe vetveten.

Unë e di si diskutohet, ka ustallarë që i fryjnë këto, por s’është koha për t’u marrë me ustallarët, por duhet të merremi me qytetarët tani”, tha Rama.

rama -pacolli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.