E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëbora e parë zbardhur Korçën
Publik News

Dëbora e parë zbardhur Korçën

Dëbora e parë zbardhur Korçën në këtë stinë dimri.

Reshjet e rëna gjatë natës i kanë veshur më në fund qytetit petkun e bardhë, pa të cilin Korça sikur humbi kuptim gjatë festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Me uljen e ndjeshme të temperaturave, kanë ardhur edhe reshjet e dëborës brenda në qytetin e Korçës. Nëpër rrugë, çatitë e banesave dhe hapësirat e qytetit dëbora ka krijuar një shtresë 2-3 centimetra.

Dëbora ka vazhduar të bjerë me intensitet të ulët edhe mëngjesin e së dielës. Trashësia e saj njoftohet se është më e madhe në zonat më të larta malore të Korçës.

Fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës ku ka të dhëna se ka rënë afro 10 centimetra dëborë, me rënien e këtyre reshjeve nuk u mbetet tjetër veçse të presin më shumë pushues.

Aksi Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe pjesa e Qarrit ka deri në 7 cm bore dhe kalohet vetëm me zinxhirë. Në Qarr ka probleme pasi është bllokuar rruga nga automjetet që kanë mbetur në rrugë, pasi nuk kishin zinxhirë.

Zona të bllokuara deri më tani nuk ka.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.