E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse u shkarkua shefi i komisariatit në Lushnje
Publik News

Pse u shkarkua shefi i komisariatit në Lushnje

Ngjarjet e rënda të ndodhura gjatë kohëve të fundit në Lushnjë, dyshohet se janë bërë shkak për shkarkimin e tre zyrtarëve të Policisë së këtij qyteti.

Policia Lushnje

Policia Lushnje

Sipas burimeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, nëpërmjet një urdhri të fundit, ka shkarkuar shefin e komisariatit, shefin e krimeve dhe shefin e rendit dhe sigurisë në Policinë e Lushnjës.

Po ashtu, është bërë edhe zëvendësimi i tyre. Shkarkimet e tyre mësohet se janë komunikuar ditën e djeshme në institucion, ndërsa mësohet se në vend të drejtuesit të komisariatit, Elton Pepa, është emëruar Adrian Metani. Për të forcuar strukturën e këtij komisariati dhe zbardhjen e krimeve, vendin e Kastriot Stafastanit si shef krimesh e zë Klodian Jashari, ndërsa Ervin Myzeqari si shef rendi, zëvendësohet nga Altin Çela.

NDRYSHIMET

Ndryshimet vijnë pas ngjarjeve të shumta mafioze në këtë qytet, duke rikthyer frikën e ngjarjeve të vitit 1997. Pikërisht ditën kur vendi ishte në ceremoni festive për ndërrimin e viteve, në godinën e Bashkisë së Lushnjës ndodhi një krim i rëndë ndaj kryebashkiakut. Ish-shoferi i tij hodhi në zyrë një bombë luftarake, duke plagosur kreun e bashkisë, Fatos Tushen, dhe sekretaren e tij.tushe qalliu

Ndërkohë, në tetor të vitit të shkuar u ekzekutua në lokalin e tij Besmir Hida, 35 vjeç. Hida ishte daja i Zamir Latifit të vrarë në tetor të vitit 2017 bashkë me Jurgen Hoxhën. Po ashtu, më 14 dhjetor u ekzekutua sërish në lokalin e tij Enver Boriçi, vëllai i Arben Boriçit, i dënuar me burgim të përjetshëm si pjesëtar i bandës së Lushnjës. Enver Boriçi ka qenë gjithashtu pjesë e bandës së Lushnjës. Për të dyja këto vrasje nuk ka asnjë të arrestuar apo të shpallur në kërkim, gjë e cila duket se ka çuar në marrjen e masave për Komisariatin e Lushnjës.

SULMI NDAJ “SHTETIT”

Lëvizjet e bëra në Policinë e Lushnjës, dyshohet se vijnë si shkak për performancë të dobët në detyrë. Më 31 dhjetor 2019, u shënua ngjarja e rëndë, ku u sulmua edhe godina shtetërore, ajo e bashkisë. Shtetasi Gëzim Saraçi, orët e para të mëngjesit të kësaj date, ka hyrë i qetë dhe i pa ndaluar nga askush në ambientet e Bashkisë Lushnjë.tushe-saraci

Ai u ka thënë rojave në katin e parë të bashkisë se do të shkonte të takonte pak Fatos Tushen. Gëzim Saraçi ka qenë më herët shoferi i kryebashkiakut. Ndërkohë, sapo ka shkuar në zyrën e Tushes, janë dëgjuar ngritje zërash nga të dyja palët.

Saraçi mbante në dorë një granatë ofensive, të cilën ia ka hedhur në zyrë Tushes dhe më pas u largua në drejtim të paditur. Si pasojë e shpërthimit të granatës, kryebashkiaku Tushe dhe sekretarja e tij u plagosën, por pa rrezik për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.