E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
16-vjeçari  që u përplas me Jet Ski në plazhin e Llamanit pëson vdekje klinike
Lajme

16-vjeçari që u përplas me Jet Ski në plazhin e Llamanit pëson vdekje klinike

U përplas me Jet Ski në plazhin e Llamanit, 16-vjeçari pëson vdekje klinike. Aktualisht ai ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma. I mituri me inicialet K.XH., u soll me helikopter në Tiranë ditën e djeshme pas aksidentit në Jug.

I plagosur nga manovrat e rrezikshme me mjetin lundrues mbeti dhe një tjetër shok i viktimës, 17-vjeçari me inicialet D.K., por është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet ka rezultuar se: Në Llaman, shtetasit me inicialet K. Xh. dhe D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana (të katërt shokë me njëri-tjetrin) janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski. Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra–tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.