E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria me shumë fat, Kosova ka punë me rivalë të vështirë, ja kundërshtarët tanë dhe të “Dardanëve”
Publik News

Shqipëria me shumë fat, Kosova ka punë me rivalë të vështirë, ja kundërshtarët tanë dhe të “Dardanëve”

Shqipëria dhe Kosova shmangin përballjen me njëra-tjetrën në Ligën e Kombeve.

Në shortin që po mbahet në Holandë, kombëtarja jonë është vendosur në grupin 4, liga c së bashku me Kazakistanin, Bjellorusinë dhe Lituaninë. Duke parë rivalët, kombëtarja kuqezi ka shanse të mëdha për të kaluar fazën e parë.

Nga ana tjetër Kosovës nuk i buzëqesh fati në shortin e Ligës së Kombeve. “Dardanët” u caktuan në grupin 3 të Ligës C me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë. Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka përballë rivalë të vështirë si Greqinë dhe Sllovenët, por rezultatet pozitive në dy vitet e fundit rrisin besimin se Kosova mund të përsërisë një tjetër paraqitje pozitive njësoj si sezonin e kaluar të Ligës së Kombeve.

LIGA C, GRUPI 3
Slloveni, Moldavi, Kosovë, Greqi

LIGA C, GRUPI 4 
Kazakistan, Bjellorusi, Lituani, Shqipëri

PANORAMASPORT.AL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.