E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
17 policë e zyrtarë në pranga, akuzohen për korrupsion në ndërtime
Publik News

17 policë e zyrtarë në pranga, akuzohen për korrupsion në ndërtime

Drejtoria e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Durrës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë arrestuar mbrëmjen e së enjtes 17 persona, shumica e të cilëve zyrtarë shtetërorë mbi të cilët rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe ndërtim i paligjshëm në bashkëpunim.

Urdhër arrestet janë kërkuar nga Prokuroria e Durrësit dhe janë lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në këtë qark për Shefin e Rendit në Komisariatin e Shijakut, kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit në Shijak, shefin dhe dy oficerë të Policisë Gjyqësore në Stacionin e Policisë në Manzë, dy ndihmës specialistë në Komisariatin e Durrësit, 3 ndihmës specialistë në Shijak e Manzë, sekretarin e njësisë administrative të Sukthit, një specialist të Mbrojtjes së Territorit në Shijak dhe 5 ndërtues dhe zhvillues të pronave në qarkun e Durrësit.

Policia ka shpallur në kërkim dhe oficerin e Patrullës në Komisariatin e Durrësit dhe ka pezulluar një specialist të armatimit në Drejtorinë vendore të këtij qyteti.

Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare duke sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi. Hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Durrësit para 6 muajsh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.