E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Partnerja e Dibalës tregon gjithçka:Kishim planifikuar të largoheshim
Publik News

Partnerja e Dibalës tregon gjithçka:Kishim planifikuar të largoheshim

Paulo Dibala ishte gjithashtu një nga futbollistët e infektuar me Koronavirus, teksa së bashku me të pozitive doli edhe partnerja e tij, Oriana Sabatini.Dibala dhe Oriana Sabatini

Pikërisht kjo e fundit ka dhënë një intervistë, ku tregon se përgjigja e analizave të para ishte negative dhe tashmë presin përgjigjen përfundimtare. Gjithashtu ajo tregon se ata kishin planifikuar të shkonin në Dubai, por më pas ndërruan mendje.

“Paulo tregon akoma simptoma , madje edhe unë nuk mund të marr frymë mirë, por përgjigja e parë nga analizat tregoi se jemi negativë, tani ne jemi duke pritur për përgjigjen e dytë.

Nuk dihet shumë për këtë virus, mjekët na thanë që të mos stërvitemi, ata nuk na dhanë ilaçe por vetëm disa vitamina. Kur mësova se isha pozitive, nëntë ditë më parë, nuk u mërzita shumë sepse të dhënat thonë se të rinjtë vuajnë më pak.DYBALA SABATINI

Ne gjithashtu menduam të shkojmë në Dubai , ku ende nuk ka shumë të infektuar. Por më vonë hoqëm dorë nga kjo, gjëja më e mençur është të qëndrojmë në shtëpi dhe të presim që gjithçka të marrë fund”, u shpreh Oriana Sabatini.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.