Danimarka merr tjetër vendim. Ja bizneset që do hapen
Danimarka do të vijoje me disa lehtesime te tjera, ne vijim te planin per nje ripahpje pas kufizime per shkak te pandemise.
BBC raporton se do te lejohet hapja e disa biznese të vogla si parukierët, sallonet e bukurisë dhe autoshkollat. Ata do te lejohet te nisin aktivitetin qe nga data 20 prill, kane thene burime qeveritare.
“Askush nuk dëshiron ta mbajë Danimarkën të mbyllur një ditë më shumë sesa është absolutisht e nevojshme,” tha kryeministri i vendit.
Masa vjen pasi disa vende të tjera evropiane, përfshirë Austrinë dhe Gjermaninë, njoftuan një lehtësim të ngjashëm të masave të tyre të bllokimit.
Të Mërkurën, Danimarka tashmë rihapjen e shkollave fillore dhe cerdheve, pasi të ishin vendosur me pare kushtet per distancen. Vendi do t’i mbajë kufijtë e tij të mbyllur dhe gjithashtu nuk lejon asnje lloj grumbullimi, perfshire palestrat apo restorantet. Danimarka ka rreth 7,000 te infektuar dhe 321 vdekje.
****
Një grup kërkuesish shkencorë mbi dhurimin e gjakut në Danimarkë ka bërë një zbulim tronditës mbi koronavirusin.
Sipas këtij zbulimi, shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19 mund të jetë më e ulët se 1-3 për qind nga sa pretendon Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Testet e kryera tek 1.487 mostra në fillim të këtij muaji në Rigsh Hospitalet të Kopenhagenit, kërkuan për antitrupa që formohen gjatë infeksionit me koronavirus dhe gjetën 22 nga dhuruesit e gjakut rezultuan pozitivë.
Megjithatë, kërkuesit shkencorë vënë në dukje se shifrat janë komplekse, dhe ato duhet të merren parasysh kur krahasohen apo rishikohen vazhdimisht.
Sipas tyre, dhuruesit e gjakut kanë tendencë të jenë më të shëndetshëm se pjesa tjetër e popullsisë. Shkencëtarët gjithashtu konstatojnë se dhuruesit e gjakut mund të jenë infektuar me koronavirus dhe të jenë shëruar prej tij edhe pse gjaku i tyre nuk tregon më antitrupa.
“Sipas shifrave dhe të dhënave të fundit rreth 127,000 danezë janë infektuar me koronavirus” virusin, tha Henrik Ullum, profesori Henrik Ullum në Rigsh Hospitaletet.
Sipas këtyre shifrave tregon se norma e vdekshmërisë është 0.16 për qind.
Sidoqoftë, gjatë kohës së kërkimit shkencor mbi këtë studim, Danimarka kishte regjistruar 203 të vdekur nga koronavirusi. Dhe ky numër tashmë është rritur në 321.
Kreu i Autoritetit Shëndetësor Danez tha më herët se kishte “shumë përhapje të koronavirusit në Danimarkë”, ndërsa shton se ekziston një numër i madh njerëzish të padiagnostikuar në vend.
Sipas shifrave të fundit të qeverisë, Danimarka deri më tani ka regjistruar 6.879 raste të prekur nga koronavirusi, në një vend me një popullsi prej 5.8 milion.
Shifrat tregojnë se shkalla e vdekshmërisë është afro 4.6 për qind e të gjitha rasteve të zbuluara zyrtarisht.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerësoi në muajin mars se raporti i vdekshmërisë nga Covid-19 ishte midis 3-4%, por nuk ndjekur në mënyrë të vazhdueshme vlerën e luhatshme duke theksuar se shifrat e vërteta “do të marrin ca kohë për t’i kuptuar plotësisht”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



