E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati mafioz me dy vëllezër të vrarë në Durrës
Publik News

Atentati mafioz me dy vëllezër të vrarë në Durrës

Janë zbardhur emrat e dy viktimave të atentatit të ndodhur këtë pasdite në tregun e makinave në qytetin e Durrës.

Ata janë vellezerit , Besmir dhe Viktor Haxhiaj.

Ndërkohë që në Durrës ka mbërritur forcat speciale dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu

Policia e Durrësit reagon me një deklaratë për mediat lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur pak minuta më parë në zonën e njohur si “Tregu i Automjeteve”.

Sipas policisë, dy viktimat janë vëllezër, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit brengdetar.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta  kanë humbur  jetën  në një mjet  dyshohet   si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit  shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër )

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë  që  në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë  kontrolle të shumta  të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur  Forcat Speciale Renea dhe  Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor  i përbërë me Specialistët të  Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen  e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.