Universiteti i Tiranës zhvillon zgjedhje për rektor dhe anëtarët e senatit
Ndërkohë që universitetet janë mbyllur, Universiteti i Tiranës ka hapur garën për rektorin e ri dhe anëtarët e senatit akademik.
Në vendimin e publikuar sot, thuhet se regjistrimi i kandidatëve është hapur më 4 prill të këtij viti, pra me efekt prapaveprues, ndërsa do të përfundojë më 8 maj në orën 16:00.
Sipas vendimit të miratuar nga komisioni zgjedhor, i nënshkruar nga Majlinda Keta, Benard Dosti, Oriona Muçollari, Gledjan Caka, Ardian Doka, Eglantina Gishti dhe Eno Lushka, thuhet se kandidatët studentë për anëtarë senati “mund të aplikojnë sipas kritereve të parashikuara në Rregullore duke paraqitur përveç kërkesës edhe listën e 100 mbështetësve, e cila duhet të mbajë një fotokopje të dokumentit të identifikimit”. Në të njëjtën kohë që hapet gara, studentët janë të shpërndarë në shtëpitë e tyre në pamundësi për të qarkulluar për shkak të rregullave kundër koronavirusit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




