E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mori 5000 euro rryshfet inspektori i IKMT, policia jep detaje
Publik News

Mori 5000 euro rryshfet inspektori i IKMT, policia jep detaje

Një inspektor në Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT Tiranë dhe një shtetas tjetër nga Saranda janë arrestuar për akuzën e lejimit të ndërtimeve pa leje.

Mësohet se të arrestuarit janë Altin Bogdani 35 vjeç nga Tirana me detyrë inspektori i IKMT dhe Vasillaq Vito 43 vjeç nga Saranda.

Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë pasi Bogdani akuzohet se ka marrë ryshfet 5000 euro dhe 350.000 lek të reja nga Vasillaq Vito, për të mos i prishur një pjesë të një objekti ne Ksamil.

Ja njotimi i plotë

Sarandë

Vijon kontrolli i territorit për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje, informalitetit dhe evazionit fiskal.

Mori ryshfet për të mos prishur ndërtimin pa leje, vihet në pranga inspektori i IKMT-së.

Arrestohet edhe pronari i objektit, i cili ofroi paratë.

Sekuestrohen shuma të konsiderueshme parash.

Gjithashtu është arrestuar edhe një shtetas tjetër që  u kap duke ndërtuar një magazinë pa lejen përkatëse.

Strukturat e Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrollit të territorit kundër informalitetit, evazionit fiskal dhe ndërtimeve pa leje, kanë zbuluar një skemë përfitimi abuziv mbi një ndërtim pa leje në Ksamil, Sarandë.

Konkretisht, shtetasi A. B., me detyrë inspektor i verifikimeve në terren në Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT-së Tiranë, dyshohet se ka marrë ryshfet një sasi prej 5000 eurosh dhe 350.000 lekësh nga shtetasi V. V., me qëllim për të mos i prishur këtij të fundit një pjesë të një objekti në Ksamil, e cila rezultonte pa lejen e organeve kompetente.

Menjëherë në përfundim të veprime, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Tiranë (inspektori) dhe V. V., 42 vjeç, banues në Sarandë (pronari i objektit).

Gjithashtu nga kontrolli personal shtetasit A. B. i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 5000 euro, 350.000 lekë, një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 3 aparate celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po në vijim të kontrolleve për parandalimin e ndërtimeve pa leje, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. A., 34 vjeç, banues në Sarandë, i cili është konstatuar duke ndërtuar një magazinë në lagjen nr. 1, Sarandë, pa lejen e organeve kompetente.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.