E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vëllai surprizon mjekun Pëllumb Pipero, dy muaj pa e parë
Publik News

Vëllai surprizon mjekun Pëllumb Pipero, dy muaj pa e parë

Në vijën e parë të betejës me covid-19, vëllai surprizon mjekun Pëllumb Pipero, dy muaj pa e parë

Mjkeu Pellumb Pipero dhe i vellai

Qeveria shqiptare në muajin mars të këtij viti shpalli gjëndjen e fatkeqësisë natyrore dhe nxorri rregullat e distancimit social për të parandaluar përhapjen e korona virusit. Në këto rregulla thuhej se distanca midis njerëzve duhet të jetë 2 metra dhe duhet evituar grumbullimi në grupe të mëdhenj, prandaj për herë të parë pas 4 vitesh në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” mungonte publiku i tij.

Në këtë situatë të jashtëzakonshme heronjtë e vërtetë kanë qenë mjekët të cilët ndodhen në frontin e parë të “luftës” duke u kujdesur, kuruar pacientët e infektuar me COVID-19 dhe duke na këshilluar se si të mbrohemi nga ky armik i padukshëm. Përpara se programi “Dua të të bëj të lumtur” të niste transmetimet, në rrjetet sociale kishte shpërndarë një pyetje se cilin nga figurat publike do të dëshironit që të bënit të lumtur dhe emri më i përmendur kishte qenë doktor Pëllumb Pipero.

Në studio kishte ardhur vëllai i doktorrit, Ganiu me të cilin nuk takohej pej dy muajsh për shkak të emergjencës civile. Ai rrëfeu kalvarin e vuajtjeve dhe punën e palodhur që doktor Pipero kishte bërë për të ndihmuar familjen e tij. Doktori ishte djali i madh i familjes Pipero dhe nëna e tyre kishte ndërruar jetë në moshë të re. Për t’u ardhur në ndihmë familjes së tij, Pëllumbi ishte detyruar që të punonte në moshën 14-vjeçare dhe njëkohësisht të vazhdonte shkollën me rezultate të larta.

Vëllai i tij, Ganiu e kishte ftuar në program për ta falenderuar për mbështetjen që i kishte dhënë familjes, por gjithashtu edhe për t’i shprehur mirënjohjen doktor Piperos dhe të gjithë bluzave të bardha që janë kthyer në motiv shprese për të gjithë shqiptarët me punën dhe këshillat që japin.

Screenshot_8.jpg
Screenshot_9.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.