E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
18 mijë banorë të Skraparit në dorë të tre mjekëve
Lajme

18 mijë banorë të Skraparit në dorë të tre mjekëve

18 mijë banorë të Skraparit kanë mbetur në dorë të tre mjekëve, dy prej të cilëve ndonëse kanë dalë në pension, punojnë ende.

Kështu ka deklaruar drejtori i Spitalit, Astrit Dyrmishi, i cili deklaron se në shërbim të pacientëve janë: një mjek patolog, një pediatër që ofron dhe shërbimet për sëmundjet e gjakut, si dhe një mjek otorinolog.

Gjithashtu Dyrmishi ka pohuar se problematikën e mungesës së mjekëve e ka bërë në të gjitha instancat shtetërore, por pritet që  në janar  të nis proçesi i patronazhimit.

Drejtori i spitalit shprehet:

Problematike është situata në kushtet kur nuk kemi një mjek gjinekolog, ai na vjen vetëm me orë të pjesshme dy herë në javë.

Nga ana tjetër me një kapacitet prej 38 shtretër ky spital ka dhe mungesë aparaturash, por drejtori i spitalit e lidh me faktin e mungesës së mjekëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.