E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
18 sulme me tritol brenda vitit 2022
Lajme

18 sulme me tritol brenda vitit 2022

Nga 18 raste të sulmeve me tritol brenda këtij viti, ky i së shtunës është i pari me pasoja në njerëz. Një 27-vjeçar i identifikuar si Aleksandër Sadikaj humbi jetën mesditën e së shtunës pasi makina e tij tip “Volkswagen” shpërtheu gjatë lëvizjes nga tritoli i vendosur në të.

Në 4 raste eksploziv është vendosur në automjete apo banesa të policëve. Profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço dha një intervistë pak ditë më parë për Euronews Albania ku e cilësoi situatën alarmante.

Sipas tij duhet bërë një inventarizim i tritolit dhe një hetim që do të zbulojë se nga sigurohet kjo sasi eksplozivi. Aleksandër Sadikaj doli fillimisht me shenja jete, por nuk mundi t’I mbijetojë plagëve të marra.

11 vitet e fundit, Sadikaj është shpallur në kërkim nga tre komisariate të ndryshme dhe është arrestuar 1 herë në vitin 2011.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.