18-vjeçarja i ngul thikën pas sherrit banal një vajze dy vjet më të madhe
Policia bën me dije se një 18-vjeçare i ka ngulur thikën një vajze tjetër, dy vjet më të madhe se ajo në moshë.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat, blutë e Tiranës bëjnë me dije se efektivët në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë shpalljen në kërkim të shtetases M. Z., 18 vjeçe, si autore e dyshuar e ngjarjes.
Ndërkohë që e plagosura është një 20-vjeçare, për të cilën policia nuk jep të dhëna mbi identitetin e saj.
Blutë sqarojnë se ajo është jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë shpalljen në kërkim të shtetases M. Z., 18 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



