Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur vendimin për njoftimin e mbarimit të mandatit për Ardian Dvoranin, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë që prej viti 2005.
KLGJ vlerëson se asnjë nga tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk e zëvendëson nominalisht Dvoranin, por secili prej tyre është emëruar për një mandat 9-vjeçar.
Në vendimin e KLGJ, ndër të tjera thuhet: Në vendim thuhet: Për ju ka përfunduar mandati për të qëndruar në detyrë. Jeni emëruar në Gjykatën e Lartë më 17.02.2005. Mandati juaj ka mbaruar në mënyrë normale pas 9 vjetësh.
Më 16.01.2014 Presidenti është njohur për përfundimin e mandatit tuaj, asnjë nga gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk iu zëvendëson nominalisht.
Mësohet se shkresa Dvoranit i ka mbërritur që ditën e djeshme, dhe ai planifikon të kundërshtojnë vendimin përmes rrugëve ligjore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



